Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i NISMËS Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot kuvendin e saj zgjedhor, në të cilin kanë marr pjesë 350 delegatë. Gjatë procesit të votimit në mënyrë të hapur, kryetar i këtij subjekti politik u rizgjedh Fatmir Limaj. Ai theksoi se do të angazhohet fuqishëm për zgjedhjet lokale dhe bërë thirrje që një angazhim të tillë ta kenë edhe anëtarët tjerë të Nismës Socialdemokrate. “Jemi ithtarë të hapjes së një dialogu social, qasja ndaj shtetit, punës, ligjit, familjes, edukimit, shëndetësisë, komunikimit të përbashkët. Ne angazhohemi për forcimit të shtetit të Kosovës, për interesa nacionale, siç jemi angazhuar vazhdimisht. Për të ofruar e gjetur zgjidhje, kompromise kur ka dallime, për të tejkaluar interesat partiake në shërbim të vendit. Do të vazhdoj të paraqes vizionin e partisë, përmes politikave të pjekura dhe shtetformuese që shohin më larg nga ajo që shihet më shumë” tha mes tjerash, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku-Sadriu: Qeveria Kurti po kthehet në simbol të korrupsionit, dëm epokal për vendin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka akuzuar qeverinë Kurti për veprime jo kushtetuese dhe keq …