Fatmir Limaj: Në këtë 20-vjetor, në Kosovën e lirë, është kthyer në përjetësi në shtatore heroi i kombit, Ilaz Kodra

Fatmir Limaj: Gjatë hartimit të Platformës për Dialogun janë konsultuar ekspertë vendor e ndërkombëtarë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh Bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me, Fatmir Limaj, ka folur për miratimin e platformës nga ana e Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë. Limaj ka bërë me dije se Delegacioni gjatë hartimit të kësaj platformë ka konsultuar ekspertë vendor e ndërkombëtarë. Kjo platformë, sipas, Limajt tanimë është dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës dhe ka marrë mbështetjen e krerëve të institucioneve. Më tutje, ai ka thënë se Delegacioni Shtetëror e ka për obligim të raportoj në Komision parlamentar dhe seancë sa herë që deputetët i ftojnë. Limaj ka thënë se dokument i hartuar garanton transparencë. Ai ka thënë se  për t’u jetësuar marrëveshja eventuale me Serbinë janë paraparë dy instrumente. Platforma thotë Limaj se është rikonfirmim i një pozicioni politik negociues të Kosovës. Nëse platforma miratohet në Kuvend, Limaj thotë se Kosova e ka një zë dhe kushdo që flet jashtë kësaj platformë nuk flet në emër të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …