Fatmir Limaj ka biseduar me strukturat drejtuese të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj

Fatmir Limaj ka biseduar me strukturat drejtuese të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se angazhimin politik e ka përmbyllur me një takim shumë pozitiv me strukturat drejtuese të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj. “Tek të cilët pash një vullnet të madh për t’i hyrë fuqishëm procesit të parakohshëm zgjedhor. U dakorduam që këtë betejë të madhe politike ta bëjmë bashkë në mënyrë që vlerat tona kombëtare t’i mbrojmë e t’i ruajmë nga një grup i pakët që po angazhohen për t’i shkatërruar”, ka shkruar Limaj. Ai ka thënë se në një situatë tjetër, e rrugës do të ishte të diskutonim për ecurinë e projekteve zhvillimore për vendin, por, sipas tij, në rrethanat e sotme, ku shtetësia e Kosovës është duke u goditur nga të gjitha drejtimet, rruga e vetme është që të patriotët e shumtë të këtij vendi të bëhen bashkë sepse koha është për t’i mbrojtur vlerat tona kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …