Isa Mustafa

Isa Mustafa: LDK-ja nuk iu beson fare përrallave, as sondazheve të porositura të Vetëvendosjes

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se nuk iu beson  fare përrallave, as këtyre sondazheve të  porositura të Vetëvendosjes. Ne njihemi mirë në Kosovë dhe dimë fare mirë  kush çfarë anëtarësie ka, cilët votues i ka. Njihemi mirë edhe me sondazhet dhe mënyrën e organizimit të tyre. Në zgjedhje nuk do të hyjmë me kompleksin e sondazheve,   por do të hyjmë me besimin që presim nga qytetarët për programin tonë dhe për punën që ka bërë qeveria Hoti. Nëse ata gjejnë te Qeveria Hoti korrupsion do ta dënojnë Qeverinë Hoti. Nëse do ta gjejnë te Qeveria ime e vitit 2014-2017 korrupsion do të na dënojnë. Mirëpo nëse gjejnë se ne nuk kemi punuar mirë sa i përket zhvillimit ekonomik prapë mos të na japin votën, por jam i bindur që në kohën që kemi qeverisur ne si LDK edhe në periudhën 2014-2017 edhe tani vendi është ndjerë më së miri me programe ekonomike dhe me koncept të zhvillimit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …