Fatmir Limaj, ka deklaruar se gjatë katër viteve të qeverisjes së udhëhequr nga Albin Kurti, Kosova ka përjetuar periudhë stagnimi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Fatmir Limaj, ka deklaruar se gjatë katër viteve të qeverisjes së udhëhequr nga Albin Kurti, Kosova ka përjetuar periudhë stagnimi, ku zhvillimi e prosperiteti janë ndalur. Ai  ka thënë edhe se bizneset janë ballafaquar me vështirësi të mëdha dhe shumë prej tyre janë bojkotuar nga qeveria aktuale. “Ne do të punojmë për të ndërtuar iniciativa ligjore që do të krijojnë kushte më të mira për rritjen dhe avancimin e bizneseve vendore”, ka shkruar Haradinaj. Limaj ka deklaruar edhe se modeli i partneritetit publik-privat është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar shtetin në mënyrë që të lirojë fonde dhe të inkurajojë investimet private.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …