Fatmir Limaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak

Fatmir Limaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka bërë me dije se kanë biseduar për aktualitetin politik në vend, me sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë.  “Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, e informova për zhvillimet politike në vend dhe të njëjtën kohë theksova edhe njëherë nevojën për unitet sa më të gjerë në temat nacionale”, ka shkruar Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi mobilizon për protestën gjithëkombëtare në Tiranë: “A jeni gati?”

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka bërë një thirrje publike për …