Faleminderit Malishevë!
Emocione të veçanta dhe ndjenjë krenarie nga nata e mbrëmshme, kur pashë vendlindjen time duke ecur me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të saj. Malisheva po dëshmon se është në rrugën e duhur, drejt një të ardhmeje më të mirë, më moderne dhe më funksionale për qytetarët e saj.
Projekte si nënkalimi dhe parkingu nëntokësor janë dëshmi konkrete të këtij vizioni të qartë dhe përkushtimit të pandërprerë ndaj qeverisjes së mirë. Kjo është Malisheva që duam – një qytet model, ku puna e mirë jo vetëm që po bëhet, por edhe do të vazhdojë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion.
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me ekipën e tij të mrekullueshme, meritojnë respekt për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm. Vizioni dhe pasioni i tyre për një Malishevë urbane janë shembull frymëzimi për të gjithë.
Malisheva ka hapur një kapitull të ri historik në zhvillimin dhe urbanizimin e qytetit. Bashkë me kryetarin Ekrem Kastrati, bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Malishevës, përuruam hapjen e nënkalimit dhe parkingut nëntokësor – një projekt gjigant, i cili është realizuar vetëm me punë serioze, angazhim të sinqertë dhe përulësi në përmbushjen e premtimeve.