leoni

Limaj

Fatmir Limaj: Në mungesë të mandatari të shumicës, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosova tashmë ndodhet në një fazë ligjore që kërkon respektimin e procedurave pas dështimit për formimin e qeverisë së re. Limaj theksoi se pas dështimit të mandatit të parë, presidentja e Republikës është e detyruar me ligj të ftojë partitë parlamentare për konsultime, me qëllim që të vlerësohet nëse ekziston ndonjë forcë politike që mund të sigurojë shumicën për një mandatar të ri. “Sipas Kushtetutës, presidentja ka afat dhjetëditor për të ofruar mundësinë e mandatit të dytë. Në këtë fazë, partitë ftohen për të dëshmuar nëse kanë shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë. Nëse jo, atëherë kalojmë në fazën e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja,” u shpreh Limaj. Ai shtoi se vota e qytetarëve në zgjedhjet e fundit ka qenë e orientuar drejt një qeverie të dalë nga opozita, duke theksuar se kishte shpresuar që vendi të udhëhiqej nga një alternativë e re politike.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …