Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arsim Rexhepi” në Sazli bëhet me tabela digjitale

Falë bashkëpunimit me organizatën Barakah Charity, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arsim Rexhepi” në Sazli të komunës së Ferizajt është pajisur me katër tabela digjitale, të cilat do ta bëjnë procesin mësimor më modern, interaktiv dhe frymëzues për nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtuesit e shkollës theksuan se ky është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm drejt së ardhmes së dijes, duke hapur rrugë për metoda më bashkëkohore të mësimdhënies.

U vlerësua gjithashtu se bashkëpunimi me prindërit mbetet gjithmonë thelbësor dhe produktiv, pasi vetëm së bashku mund të arrijmë suksesin e nxënësve tanë.

Në fund, shkolla shprehu falënderim të veçantë për z. Ilir Maliqi prind dhe koordinatorin e organizatës Barakah Charity z. Ardian Memetaj, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …