Fatmir Limaj: Në rast të krijimit të Gjykatës Speciale, Kushtetutës i behët masakër juridike ligjore

Kryetari  i partisë Nisma për Kosovën dhe deputet në Kuvend, Fatmir Limaj ka thënë se me krijimin e Gjykatës Speciale, kushtetutës  po i behët masakër juridike ligjore. Ai ka shtuar se të flasësh për sakrificën e UÇK-së nga ata deputetë të votohet Gjykatën Speciale, kjo  është hiprokizi.  “Këtij vendi po i kërkohet diçka tjetër dhe jo ti tregojmë popullit për luftën e UÇK’së. Ne jemi deputetë dhe kemi përgjegjësi dhe do të ballafaqohemi gjatë gjithë jetës. Ai ka cituar Thaçin, i cili tha se mandati i Gjykatës Speciale do të jetë tri deri në pesë vjet derisa buxheti i kësaj gjykate do të jetë deri në 500 milionë euro. Për këto tri vite s’do të ketë mundësi të harxhohen gjithë ato para por se mandati i Gjykatës Speciale do të jetë 20 vjet. Deputeti Limaj ka thënë se me dorën tonë jemi duke i bartur kompetencat tona tek një individë që nuk e njohim dhe parlamenti i Kosovës as nuk pyetet. Sipas tij më së miri kjo gjendje është shpjeguar nga deputeti i LVV, Glauk Konjufca, dhe fjalimi i tij duhet të shkruhet dhe të transmetohet disa herë.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …