leoni

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet që ka kryer, në Kosovë

Pas takimit me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar se çfarë u diskutua në këtë takim mes liderëve të partive politike. Derisa ka folur para mediave, ai nuk ka treguar edhe nëse do e jap votën për formimin e Qeverisë Kurti. Tani e tutje sipas Limajt pritet nga Bashkimi Evropian që të bëjë hapin, në të kundërtën do të zbehet besimi. Në këtë takim, kreu i Nismës tha se diskutuan edhe për dialogun. Sipas tij, nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë e për këto ka kërkuar edhe pozicion të qartë nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Elisa Spiropali: Liria nuk është e plotë me çlirimtarët në pranga — më 17 tetor zemra e shqiptarëve do të rrahë për UÇK-në

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në prag të protestës …