Mbledhja e parë e rregullt e KK të Malishevës, mbahet më 07.02.2020

Mbledhja e -I- (parë) e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2020 të legjislaturës së -VI, do të mbahet ditën e Premte me datë: 07.02.2020 duke filluar nga ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

Për  këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -X- të vitit 2019.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/42 datë:20.01.2020 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, për përkrahjen financiare  për tri vite të strehimores “Shtëpisë  së Sigurt” në Gjakovë.

– Rishqyrtimi i vendimit nr.02/570 datë:21.10.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/237, për caktimin e lokacionit “Park të Memorialit të UÇK-së” në Malishevë, sipas raportit të vlerësimit nr.020-396/24 datë:27.12.2019 të MAPL-së.

– Rishqyrtimi i vendimit nr.02/571 datë:21.10.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/230 datë:10.04.2019, për caktimin e lokacionit për realizimin e projektit “Ndërtimi i shtëpisë së Komunitetit” në Lagjen Matoshi në qytezën e Malishevës, sipas raportit të vlerësimit nr.020-396/23 datë:27.12.2019.

– Rishqyrtimi i vendimit nr.02/599 datë:06.11.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/451 datë:22.07.2019, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Kullës së Sefë Mleqanit në fshatin Mleqan, Komuna e Malishevës,  sipas raportit të vlerësimit nr.020-833/11 datë:04.12.2019 të MAPL-së.

– Rishqyrtimi i vendimit nr.02/602 datë:06.11.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/556 datë:02.10.2019, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes për fëmije në fshatin Kijevë, sipas raportit të vlerësimit nr.020-1035/9  datë:04.12.2019.

– Shfuqizimi i vendimit nr.02/520 datë:12.09.2019, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokëb ndërtimore të z. Kaqanik Balaj nga fshati Zabllaq Komuna e Istogut, sipas vlerësimit nr.3817/2 datë:26.11.2019 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

– Shfuqizimi i vendimit nr.02/521 datë:12.09.2019, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore të z.Egzon Gashi nga fshati Ngucat Komuna e Malishevës, sipas vlerësimit nr.3818/2 datë:26.11.2019 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

– Rishqyrtimi i Rregullores nr.02/14 datë:10.01.2020, për Transparencë në Komunën e Malishevës, sipas kërkesës nr.020-1758/3 datë:27.01.2020 të MAPL-së.

– Shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë për Urbanizëm, për realizimin e projekteve kapitale për vitin 2019 dhe shuma e mjeteve të cilat kanë kaluar në suficit.

– Paraqitja e listës së përfituesve me farëra dhe plehra për mbjelljet vjeshtore për vitin 2019.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/654 datë:27.11.2019, për miratimin e Planit Komunal për Riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2020.

– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës të Komiteteve dhe Komisioneve për vitin 2020.

– Komitetit për Komunitete.

– Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.

– Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe Persona me Aftësi të Kufizuara

– Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteranë të Luftës së UÇK-së, si dhe të Martirëve të Luftës.

– Komitetit për Diasporë.

– Komisionit Komunal të Aksionarëve.

– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2019.

– Formimi i Komisionit për Hartimin e Rregullores për Kriteret e Ndarjes së Çmimeve, Dekoratave dhe Mirënjohjeve.

– Gjendja aktuale në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

 – Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …