Haradinaj takohet me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor

Haradinaj takohet me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim pune me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor dhe Infrastrukturës Rrugore, për të diskutuar rreth Letrës së Qëllimit për avancim të mëtutjeshëm dhe bashkërendim të veprimeve të të gjitha palëve të involvuara në këto procese. “Është e rëndësishme të theksohet se marrëveshjet për Linjën Ajrore dhe ajo Hekurudhore Kosovë – Serbi janë ndihmesë për qytetarët e vendit por edhe në interes të Kosovës. Këto veprime, janë ecje përpara në atë se çka  është Kosova dhe janë forcim i sovranitetit tonë”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …