Brickos

Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate do t’i ketë një nga prioritetet kryesore investimet në bujqësi

Fatmir Limaj: Protesta e 1 tetorit të vitit 1997 i paraprinë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Zëvendëskryeministëri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka përkujtuar 21 vjetorin e demonstratës studentore. Ai ka thënë se protesta e 1 tetorit të vitit 1997 i paraprinë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në anë tjetër janë  dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për liri. “Sot kujtojmë me krenari protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 ku qindra mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dhe profesorë universitarë protestuan rrugëve të Prishtinës duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk do të duronin më shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore që u bëheshin nga regjimi serb. Protesta e 1 Tetorit të vitit 1997 i paraprinë Luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 21 vjet më pas, këto protesta mbesin burim frymëzimi për gjeneratat e mëvonshme. Protestat e 1 Tetorit janë dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për liri dhe se çlirimi i Kosovës është arritur me mundin dhe përpjekjet e shumë brezave!”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …