Fatmir Z. Arifi: Padrejtësia e veshur me kostum ligjor!

Nga Haga…
Kjo gjykatë, në i thënshin si e till, e paraqitur si institucion drejtësie, në fakt përfaqëson një padrejtësi të veshur me kostum ligjor.
Ajo ka devijuar që nga themelimi i saj…; ka devijuar nga parimet themelore të paanshmërisë të së drejtës, duke u shndërruar në një instrument politik në shërbim të interesave të sponzorizuara të shteteve të veçanta…
Përmes procedurave të manipuluara, dëshmitarëve të sponsorizuar dhe gjyqtarëve me agjenda të errëta, kjo gjykatë nuk ka për qëllim të ndriçojë të vërtetën, por të konstruktojë faje mbi luftën e përgjithshme çlirimtare, të një kombi të vogël, me histori të lashtë mbijetese.
Në vend që të garantojë drejtësi, kjo gjyqësi po përdorë, po keqpërdorë ligjin për monitorim të këtij procesi, duke filluar nga organizatat prestigjioze ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, deri te Avokati i Popullit!. Për të tilla gjyqësi e gjykata, nga historiografia botërore, kam lexuar që janë zhvilluar vetëm në sistemet politike të komunizmit.
Mirëpo, kjo po ndodhë në Holandë, shtetin më demokratik të referuar në kuadër të BE-s.
Të mbashë me vite të tëra të paraburgosur politik, kjo me asnjë normë nuk ështl drejtësi.
Kjo është dhunë e kodifikuar dhe e maskuar, që nuk gjykon, por dënon me urdhër…!
Fatmir Z. ARIFI
26 Qershor- 2025!

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: 26 vjet më parë: Marrëveshja KFOR-UÇK

Për herë të parë në historinë e NATO-s, ajo nënshkroi një marrëveshje ushtarake formale me …