leoni

Faton Fetahu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, hap domethënës drejt zgjidhjes së krizës më të madhe institucionale

Juristi Faton Fetahu ka vlerësuar se vendimi i së premtes i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së krizës më të madhe institucionale që ka përjetuar vendi deri më sot. Ai tha se ndihet i nderuar që, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka hartuar kërkesën që çoi në këtë aktgjykim. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i pritshëm. Unë, edhe pa modesti, e them se ndihem i gëzuar e i nderuar që në emër të GP të PDK-së ndërtova një kërkesë e cila sot është bërë gurthemeli i zgjidhjes së njërës prej krizave më të mëdha kushtetuese të vendit. Përmes këtij rasti, Gjykata konfirmoi katërçipërisht dhe fjalë për fjalë të gjitha shqetësimet tona për shkeljet kushtetuese, përfshirë edhe anulimin e komisionit për votim të fshehtë,” u shpreh Fetahu.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosje kundër aktgjykimit të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese për procesin e …