Faton Klinaku

Faton Klinaku: Gjykata Speciale kundër UÇK-së do të dështojë bashkë me ata që kanë pozita të larta shtetërore, në Kosovë e në Serbi

Në muajt dhe ditët e fundit jemi dëshmitarë të intensifikimit të retorikës urrejtëse në diskursin  publik kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për fat të keq, që një kohë të gjatë, në nivelin shtetëror kjo retorikë ose i barazon në një nivel UÇK-në dhe kriminelët serbë, ose po shkon drejt shfajësimit të Serbisë për luftërat e fundit kundër kombeve fqinje, ose fjalimeve që akuzojnë e fajësojnë drejtpërdrejt më shumë UÇK-në sesa shtetin serb për krimet e luftës.

Një ministresh në Kuvendin e Kosovës, më shumë urrejtje tha se “Serbia nuk ka faj, por ju” për krijimin e Gjykatës Speciale. Në rrjetet sociale dhe në mediet e pushtetit u shtuan sulmet dhe urrejtjet ndaj nesh.

Por, ajo që nuk pritej, ndodhi në “Darkën e Brukselit”. Disa e quajnë “Darkë e Turpit” e disa “Darkë e Zezë”.

Ne fillimisht e pamë si darkë dhe takim të zakonshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Pas saj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krimet dhe kriminelët që janë identiteti i Serbisë gjenocidale, i shpërndau nëpër tërë Ballkanin Perëndimor, duke ia lehtësuar barrën Serbisë.

Ka ende kriminelë, tha ai, në pushtet dhe institucione në Ballkanin Perëndimor. Kriminelët duhet të eliminohen dhe prania e tyre në pushtet dhe institucione shtetërore duhet të marrin fund, tha ai.

Në kontekstin e darkës, kjo u sikur u nënkuptua se po aludon diçka për Serbinë, por vetë darka me udhëheqësen e qeverisë serbe aty, i bën disi të çuditshme deklaratat: ha me të dhe akuzo. Të tjerët menduan se po i referohet kryetarit të saj, që pritej por nuk shkoi në darkë. Kuptimet dhe nënkuptimet zbritën edhe në Kosovë e në drejtim të UÇK-së. Dy ditë më parë filloi një eliminim i ri i krerëve ose protagonistëve kryesorë të UÇK-së nga diplomacia, ku u përfshi sërish ministresha që shfajësoi Serbinë në Kuvendin e Kosovës dhe bashkëpartiakja e saj, kryetarja e shtetit.

Tani jemi këtu për të sqaruar këtë fushatë konkrete që po nis nga retorika e tyre urrejtëse kundër UÇK-së drejt veprimeve e kërcënimeve të përditshme që po e bëjnë gjithnjë më të rëndë jetën e ushtarëve të lirisë.

Për kënd e ka fjalën saktësisht kryeministri Kurti kur deklarohet për eliminimin e kriminelëve në Ballkanin Perëndimor?

Në “Darkën e Brukselit” apo në “Darkën e Turpit” merrnin pjesë përfaqësues nga shtetet që nuk kanë luftuar me Serbinë, si Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia. Aty ishte edhe Kosova që ka bërë luftë çlirimtare, sikurse ka bërë Bosnja e mbytur në gjak dhe Kroacia poashtu. Kush janë, prandaj, kriminelët e Ballkanit Perëndimor  kur vetë Kurti nuk i emëron saktë? Ne dimë dhe tërë bota e dimë se Serbia është e mbushur me të kriminelë dhe nxënës të Millosheviqit  dhe jo shtetet që i ka sulmuar Serbia.

Ua përkujtojmë të gjithëve se në Gjykatën Speciale po qëndrojnë kot dhe tërësisht të pafajshëm pjesëtarë të UÇK-së përballë një prokurorie që ka mbushë thasët me propagandë nga retorika 20-vjeçare e Serbisë dhe argatëve të saj shqipfolës. Prokurorët tashmë e dinë se do të dështojnë me turp dhe bashkë me ta të gjithë ata që me retorikën urrejtëse kundër UÇK-së kanë mbajtur apo po mbajnë pozita të larta shtetërore, në Kosovë e në Serbi.

Të gjithëve u themi se luftëtarët e lirisë bënë luftë të pabarabartë, por fituan në fund.  Ne kishim për barrë të krijonim ushtrinë tonë çlirimtare, të çlironim vendin, të krijonim shtetin, ta shpallnim të pavarur dhe ta bënim të njohur në botë. Të gjitha këto i bëmë bashkë edhe pse dikur pak kush besonte se kjo mund të bëhej ndonjëherë në jetë dhe na sulmonin pa mëshirë, para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe pas pavarësisë. Ushtria jonë çlirimtare njihet për pastërtinë maksimale në veprimet luftarake dhe në përputhje me Konventat e luftës. Për këtë ka arsye të mburret tërë kombi dhe miqtë tanë dhe jo të turpërohet për diçka.

U bëjmë thirrje krerëve shtetërorë t’i sqarojnë deklaratat e tyre, e posaçërisht konkretisht Albin Kurtit, sepse një spastrim i padrejtë tashmë është në vepër nga dora e tij dhe aleatëve të tij politikë.

Askush të mos testojë më tutje durimin e ushtarëve të lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …