Faton Klinaku: Hashim Thaçi është figura kryesore e të gjitha arritjeve të Kosovës pas luftës

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka komentuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si personalitetin kyç të proceseve shtet ndërtuese pas luftës. Sipas Klinakut, Thaçi ka pasur rol vendimtar në të gjitha arritjet kryesore të Kosovës në periudhën e pasluftës, përfshirë proceset politike, diplomatike dhe institucionale. Ai thekson se kontributi i ish-presidentit mbetet i pazëvendësueshëm në historinë e re të vendit. “Njeriu kryesor i të gjitha të arriturave të Kosovës pas luftës është Hashim Thaçi. Ai që e mendon të kundërtën, ose është i poshtër, ose është hajvan”, ka shkruar Klinaku në reagimin e tij. Deklarata e Klinakut vjen në një kohë debatesh të shtuara në opinionin publik lidhur me rolin e figurave kryesore të periudhës së luftës dhe pasluftës, si dhe zhvillimet aktuale politike që lidhen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kirurgu torakal, dr. Fitim Selimi, reagon ndaj tarifës për përcjellësit në QKUK

Kirurgu torakal në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes …