Faton Klinaku

Faton Klinaku: Vendim i drejtë, nuk kishte vepër penale ndaj kryeministrit Kurti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut, duke pushuar procedurën penale për veprën “Kanosje” ndaj kryeministrit Albin Kurti. Procedura do të vazhdojë vetëm ndaj të akuzuarit tjetër, Nuredin Selmani. Klinaku ka deklaruar për Indeksin se vendimi ishte i pritshëm dhe se nuk kishte kryer vepër penale. “Faktikisht, edhe kur u ngrit aktakuza, unë e kam thënë se vepër penale nuk ka pasur. Për këtë arsye kemi ndjekur procedurat penale dhe kemi ushtruar të drejtën e ankesës përmes avokatit tonë,” ka thënë ai. Aktvendimi i gjykatës, i nxjerrë më 20 nëntor 2025 nga gjyqtari Rahman Beqiri, përjashton Klinakun nga procedura penale dhe parashikon që shpenzimet e kësaj pjese të aktakuzës të mbulohen nga buxheti i gjykatës. Ndaj këtij vendimi nuk lejohet ankesë në Gjykatën e Apelit. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Klinaku akuzohej se më 29 dhe 30 gusht 2023 kishte kërcënuar kryeministrin Kurti përmes rrjetit social Facebook. Ndërkohë, ndaj Nuredin Selmanit procedura vazhdon për kërcënime të ngjashme dhe posedim të armëve luftarake.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …