Gëzim Uruçi, Faton Mehmetaj në mes dhe një mik i Gëzimit

Faton Mehmetaj: Gëzim Uruçi eksploruesi i rreth 3200 shpellave në të gjithë botën

Si u njoha me Gëzim Uruçin

Kishte kohë që isha në kontakt me Gëzim Uruçin, por fizikisht nuk e kisha takuar deri në qershor vitin 2010. Gëzim Uruci u lind në Shkodër me (30 korrik 1949 – 17 dhjetor 2012). Shkodrani me famë të madhe Gëzim Uruçi konsiderohet speleologu dhe eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, është eksplorues i rreth 3200 shpellave në të gjithë botën dhe mbante titullin Profesor Honoris në shkencat speleologjike. Në vitin 1972, zbulimet e tij bëhen prezent në Akademinë e Shkencave, ku Gëzim Uruçi pranohet si bashkëpunëtor për speleologjinë. Ka punuar si teknik i mesëm në uzinën mekanike “Drini” në Shkodër. Në vitin 1970, ai krijoi grupin e parë të speleologëve shqiptarë. Por sipas urdhërit të dhënë nga qeveria e asaj kohe, ky grup speleologësh duhet të shkonin vetëm në disa shpella për eksplorim, si në atë të Jubanit dhe Zhylës në Shkodër, Pirogashit në Jug dhe të Piratëve në Dhërmi. Zhvillimi i speleologjisë do i çonte arkeologët në zbulime të rëndësishme, si mbishkrime të lashta, instrumente litikë, piktura neolitike, siç janë ato në shpellat e Dukagjinit e Kelmendit në Shkodër; në shpellën e Trenit në Korçë, në shpellat e Karaburunit, Dhërmiut e Himarës. Pas shumë hulumtimesh e kërkimesh në moshë të pjekur, e zuri paraliza e këmbës dhe ishte mjekuar në Gjermani, sëmundja e la invalid, por me një përpjekje mbinjerëzore e mposhti atë. Edhe pse me paterica, dhe me probleme të mëdha shëndetësore që kishte viteve të fundit të jetës së tij Gëzim Uruçi ishte pjesë aktive e ekspeditave ndërkombëtare, ai vazhdoi me ekspeditat edhe në atë gjendje të vështirë shëndetsore. Gëzimi i takon emrave më të shquar që ka nxjerrë qyteti i Shkodrës në fushën e artit, kulturës dhe të shkencës. Në vitin 1994, Unioni Internacional i Speleologjisë në Bruksel i dha titullin Profesor, kurse nga Federata Bullgare e Speleologjisë dhe Unioni Internacional i Astronomisë, në Spanjë më 1994, iu dha çmimi “Juri Gagarin”. Ndërsa më 2001, Instituti Biografik i Kembrixhit e përfshiu ndër intelektualët më të shquar të botës. Uruçi është përfshirë në 8 enciklopedi ndërkombëtare. Enciklopedia e funditk ku është përfshirë biografia e tij është ajo e vitit 2006 (enciklopedia e speleologjisë së Bullgarisë). Prof. Uruçi njihet mediatikisht edhe si shqiptari i parë që ngriti flamurin kombëtar në Polin e Veriut gjatë një ekspedite të vështirë por të suksesshme. Gëzim Uruçi, pasionin për zbulime e kërkime e kishte trashëguar nga babai i tij, Myftar Uruçi. Myftari kishte diplomuar në Perëndim dhe në vitin 1936, krijoi në Shkodër me disa shokë të tij, shoqërinë e bjeshkatarëve dhe shpellarëve, si pjesë e shoqërisë “Vllaznimi”. Gëzimi, nga babai e trashëgoi edhe pasionin për alpinizmin. Ishte kryetar i Federatës Shqiptare të Speleologjisë. I fliste disa gjuhë të huaja, ishte poet dhe krijues, por e kishte edhe një bibliotekë të pasur. Pjesëmarrës në 57 Konferenca ndërkombëtare me punimet e tij shkencore, pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, por edhe ne Marok, Kenia te Afrikës etj. Nga viti 1972-2009, ishte trajner i alpinizmit, pranë Klubit “Vllaznia. Është njëri ndër 2000 figurat më të shquara të shekullit, në fushën e shkencës nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (2000) në vitin 2008, nga (ABI) American Biographical Institute. Ka shumë punime shkencore të botuara në shtypin periodik shqiptar dhe të huaj. Puna e tij e palodhshme dhe mjaft e suksesshme e bëri atë të gëzonte respektin e elitës kulturor të Shkodrës dhe të tërë Shqipërisë.

Gëzim Uruçi para Manastirit të Deçanit

Takimi me Gëzim Uruçin në Deçan

 Në vitin 2010, u takova në Deçan për herë të parë me Gëzim Uruçin, në lokalin e Jasiqëve (Bonita), aty ndejtem gjatë, mbi 5 orë, pronarët e lokalit na bënë një pritje të jashtëzakonshme Gëzimit, mua dhe një mikut të Gëzimit që kishte ardhur me të. Me Gëzimin u takova edhe ditën e nesërme ku po ashtu ndejtem 4-5 orë. Ishte njeri me kulturë të lartë dhe pasion të madh në hulumtimin e historisë dhe zbulimin e të vërtetës. Njohja me Gëzimin ishte njohje me të vërtetën, me një pjesë të fshehtë të historisë. Ai më tregoi për disa enigma historike që sillen rreth Manastirit të Deçanit në periudhën e pasluftës. Gëzimi ishte shpirtmadh, i kujdesshëm dhe nuk hezitonte për ti ofruar ato që kishte për ta zbardhur një të vërtetë. Pos shënimeve që mora nga intervista me të, i regjistrova edhe 3 orë bisedime rreth historisë së groposur dhe të fshehur nga armiqt e ndryshëm. Në bisedë e sipër më tregoi se i kishte takuar shumë nga krerët e UÇK-së, për të cilët gëzonte respekt të jashtëzakonshëm. Gëzimi më tregoj se i kishte lexuar edhe artikujt dhe fejtonet e mia rreth manastirit të Deçanit, dhe kjo ishte edhe arsyeja që u bë shkas i takimit. Para se të takoheshim ai e kishte vizituar Manastirin e Deçanit dhe shpellat asketike të cilat gjenden në anën e djathtë të kanjonit të Bistricës së Deçanit, por edhe në Belle. Gëzimi në takim që patëm mi solli disa fotografi të vlefshme, mbi 20 sosh që tregonin se përsoneli i manastirit të Deçanit kishte filluar punimet rreth manastirit në mënyrë të pa autorizuar. Nga viti 2000 e këndej, por edhe më herët në manastir dhe për rreth tij janë bërë disa ndryshime dhe ndërhyrje që kanë të bëjin me falsifikimin e historisë së këtij manastiri. Në manastir të Deçanit e sidomos aty ku zhvilloheshin punime ilegale nënë mbikqyrjen direkte të Savës, kishte hyrë me një dokument bullgar, në cilësinë e speleologut dhe arkeologut më përvojë nga Bullgaria. Ai tregoj se Manastiri i Deçanit është njëra prej qendrave të mëdha në Evropë të pansllavizmit e cila mbështetet edhe nga politika ruse. Është qendër fetare e instrumentalizuar nga Beogradi. Por ndikimi politik i Manastirit të Deçanit do të bije gradualisht sepse Kisha Ortodokse në Mal të Zi dhe Maqedoni meqenëse këto dy shtetet janë të pavarsuara nga Serbia gradualisht edhe kishat ortodokse të këtyre dy vendeve do të shkëputen nga ndikimi i Kishës ortodokse serbe. Duhet punuar që të zbardhet e vërteta e shqiptarëve ortodoks në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni etj.

Gëzim Uruçi në pjesën e Manastirt të Deçanit ku bëhëshin gërmime të paautorizuara

Serbët vendas të Kosovës që u takojnë vëllazërive dhe fiseve shqiptare e që janë bërë ortodoks shkizmatikë edhe sot e kësaj dite quhen shkije-raje dhe përmes prapashtesash të gjuhëve sllave ndërtuan edhe onomastikonin shqiptar: Kada-Kadiç, Gjuka-Djukiç, Boja-Bojiç, Bojku-Bojkoviç, Gashi-Gashiç, Shala-Shaliq, Berisha-Berishiç etj. Siç dëshmojnë dokumentet kishtare të manastirit të Deçanit, Pejës, Deviçit, etj, vojvodët e këtyre manastireve kanë qenë shqiptar të cilët edhe pse u konvertuan në muhamedanë, këto kisha i ruajtën prej shekujsh, sidomos pjesëtarët e fisit Gash, Kelmend e Berishë. Ky është tregues i qartë se ithtarët e këtyre kishave ishin shqiptar ortodoks. Dhe kjo i bije se shqiptarët nuk i kanë ruajtur kishat serbe, por kishat e veta me prejardhje paleobizantine të ndërtuara në Kosovë në shek. IV-VI, para ardhjes së sllavëve në Gadishullin Ilirik (Ballkanik). Edhe mbretërit serbë të mesjetës si Stefan Deçani, Dushani e Nemanidët tjerë të shekujve XIII-XIV ishin ilirë të fisit dardan tribal – shqiptar shizmatikë, sepse në Kosovë nuk ka pasur serbë në Mesjetë, por ka pasur arbanë-shqiptar, vllehë, turq, grekë etj. Kurse serbët e Kosovës (ata që u konvertuan në ortodoks të ritit serb) s’janë tjetër pos shqiptar skizmatikë (shkije-raje) si pjesë e gjenezës së hershme të shqiptarëve katolik e musliman. Pra gjithmonë ka egzistuar një sintetizim i ritit latin me atë ortodoks. 

Përsoneli i Kishës së Decanit duke i përcjellur punimet në ambjentet e Kishës së Deçanit

Që nga ndarja e kishës lindore dhe asaj perëndimore në shekullin XI-të, në Dardani ekzistonin të dyja ritet, latine dhe ortodokse. Më vonë këtu u zgjerua një krishterizëm sintetik me një natyrë dy konfeksionale. Pikërisht, familja e dinastisë Nemanja e (fisit ilir – Tribal), i takonte ritit latin. Ata duke zgjeruar sundimin e tyre nga lindja dhe jugu mbi territorin perëndimor të Bizantit, dmth nga Dukla në Rashkë dhe më tutje në Dardani kemi një shkrirje të re krishterimi, në një kishë sinkretike. Riti latin vazhdoi të përdorej për shumë kohë edhe tek dinastia e Nemaniçëve. Vëllau i Shtjefën Nemanjës, Sava, që ishte dërguar në Konstantinopojë për t’u bërë shkollar dhe lider fetar, me kthimin e tij themeloi kishën e pavarur, me qendër kryepeshkopale në Zhiqë (Rashkë), por edhe më tutje ai i përmbahej ritit latin edhe pse ishte i pari i fesë ortodokse sllave. Kështu Dardania së pari kishte një kishë, e pastaj edhe dy kisha (lindje – perëndim), kurse tani edhe kishën me natyrë dy konfesionale. Rreth kësaj gjendje siç cekë Gëzim Uruqi ishin formuar situata të vështira në vazhdimsi, por edhe ishin krijuar pakënaqësi ndërmjet kishës sllave dhe asaj katolike, edhe pse besimtarët e të dy kishave ishin shqiptar, pasi që, siç dihet mirëfilli, kishat në Kosovë janë trashëgimi e kishave ortodokse paleobizantine të shekujve V e VI të e.re, që u përvetësuan kohë pas kohe nga administrate serbe, veçmas në shek. XIV, kur një numër i konsiderueshëm shqiptarësh ortodoks morën fenë ortodokse të ritit serb dhe kaluan e u konvertuan në serb. Në bisedë e sipër mësova nga ai se në periudha të ndryshme janë mbyllur-murosur hyrjet e disa shpellave asketike, nga murgjit e manastirit të Deçanit për ti humbur gjurmët e antikitetit. Ai ceku se edhe në kohën e Dushanit një pjesë e popullatës anonin haptazi në krishterimin katoliko-roman. Edhe pse u konvertuan me dhunë nga Dushani në ortodoks-sllav, popullata e Deçanit dhe rrethinës i mbajti edhe për shumë vite ilegalisht ritet e vjetra të katolicizmit por edhe të ortodoksizmit bizantin që bënte luftë Dushani për ti zhdukur. Madje u dënuan me qindra e mijëra shqiptar të cilët i përhapnin idetë e rikthimit në fenë e vjetër katolike dhe ortodokse bizantine. Dushani pasi e përpunoj Kanonikun e tij, që përmbante disa ligje shumë drakonike kundër shqiptarëve, filloj ndrrimin e emrave dhe persekutimin në masë të tyre. Ai ceku se në ushtrinë e Dushanit kishte jo pak kalorsë shqiptarë që ishin konvertuar në ortodoks-sllav dhe që ishin pjesëtar të kësaj ushtrie, por kishte edhe shumë priftërinjë shqiptar që ishin konvertuar në ortodoks-sllav që i takonin kësaj ushtrije dhe manastireve të caktuara të Deçanit, Pejës, Deviqit, Prizrenit etj, e që shërbenin në to me grada të ndryshme dhe detyra të caktuara. Si të tillë ata dinin shumë lutje të vjetra Arbërore dhe Dardane të cilat i këndonin fshehurazi sidomos me rastin e festave pagane. Këta kalors dhe priftërinjë shqiptarë që u konvertuan në sllavo-ortodoks dhe i shërbenin Dushanit, sipas mjaft rrëfimëve dhe shënimeve kishin krijuar grupet e tyre të ndikimit brenda shtetit të Dushanit, duke e ruajtur popullatën dhe njerëzit me ndikim nga fatkeqësit e ndryshme që i shkaktonte administrata dhe ushtria e Dushanit. Është e dhimshme historia e Stefan Deçanskit, ai një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi në arrati (i ndjekur). Është rritur mes Tatarëve që asokohe kishin pushtuar Rusinë dhe Bullgarinë. Që të pengonte pushtimin e Sërbisë prej tyre, Millutini ia dha udhëheqësit tatar Nagoje djalin e tij të mitur Stefanin (Deçanski) si peng. Mirpo Dushani u kthy, pas kryengritjes së tatarëve të cilët e vranë prijësin e tyre Vagoje. Pasi u kthy Dushani në Serbi e paraqitën ate padrejtësisht tek i ati Millutini se kinëse kishte organizuar kryengritje kundër tij (në vitin 1308). Me urdhërin e të atit e verbuan dhe e çuan në Konstantinopojë (Stamboll) te cari Andronikiu. Dushani u përballoj të gjitha këtyre sfidave dhe pas vdekjes së të atit, Stefani zuri vend në Prizren dhe u vendos si kral, duke mundur kështu shumë pretendent që lakmonin postin e Millutinit. Si për çudi nga lutjet e Shën Nikollës iu kthyen sytë – të pamunit. Pasi e meremetoj kishën në Deçan për nevoja të vetat i mbet edhe mbiemri Deçanski – Stefan Deçanski.

Pjesa ku janë zhvilluar gërmimet në Kishën e Deçanit
Pjesa ku janë zhvilluar gërmimet në Kishën e Deçanit

Shteti i Dushanit siç dihet dhe siç është cekur edhe nga studiues të ndryshëm në mesin e tyre edhe bizantinasi Laonik Halkokondilit, cekë se; Stefan Dushani (1331-1355), u bë mbret i Tribalëve. Këtë e pohojnë edhe kronistë të tjerë të kohës së Bizantit, por edhe më vonë, se Nemanitët dhe Brankovitët ishin në pikëpamje etnike ilirë-tribalë-shqiptarë. Gjuha e tyre zyrtare ishte ilirishtja-arbërishtja-shqipja e kohës. Pohimet e tilla i përforcojnë edhe më shumë në aspektin shkencor edhe këto të dhëna: sipas një tradite të vjetër greke dhe shënimeve në Hilandar, Dinastia Nemanite (e Nimanajve), e cila sundoi shtetin mesjetar të Rrasisë, ishte me prejardhje shqiptare dhe i takonte fisit Nimani (Nimanaj, Nemanaj). Nimanët më parë ishin katolikë, d.m.th. i takonin Kishës Shqiptare, e pastaj kaluan në ortodoksizëm, (shek. XIII).  Stefan Dushani, gjatë sundimit të tij edhe zyrtarisht nga viti 1346 filloi të quhej “perandor i Romanisë, i Sklavonisë dhe i Arbërisë”. Për shkak të këtij sundimi të përzier, Manastiri i Pejës, që ishte selia e Patrikanës serbe (1346-1556 dhe 1557-1766), mbante marrëdhënie të ngushta me shqiptarët e zonës malore të Rugovës, dhe u bë vendstrehim i Patrikut Arsen IV, (më 1737), në kohën që ai ndiqej nga truqit. Edhe Pjeter Bogdani bashkëpunoi ngushtë me përsonelin e Kishës së Deçanit për ta organizuar kryengritjen e madhe kundër turqve. Me sa di unë thoshte Uruçi, banorët e lashtë të Deçanit betoheshin në gurë, një betim të tillë e bënin tek Shpella e Zezë në Belle, betim ky i vjetër pagan që datonte nga koha e Dardanisë. Betime të tilla kishte edhe në vende tjera të trevave shqiptare. Ndoshta arsyeja e këtij betimi tek shqiptarët e vjetër lidhet edhe me traditën e ndërtimit. Qysh nga kohërat parahistorike deri në shekujt e fundit, gjatë historisë, talenti ilir shkëlqente në ndërtimtari. Ai u lind, u rrit dhe u zhvillua në Gadishullin e Ilirisë, në vendin e maleve shkëmbore, më vonë për t’u zgjeruar në hapsirën e Perandorive Romake, Bizantine dhe Otomane. Shqiptarët si ndërtues të zellshëm, ishin të njohur në botën antike dhe mesjetare për mjeshtrinë e ngritjes së objekteve monumentale, jo vetëm të atyre perandorake, por edhe për artin e monumenteve fetare. Ata i ndërtonin dhe i mbikqyrnin mirëvajtjen e qyteteve kryesore, të viaduktëve, akueduktëve, rrugëve dhe urave madhështore që qëndrojnë edhe sot në territoret ku shtrihej sundimi i romakëve, bizantinëve dhe otomanëve. Kulla, kalaja, gradina, aquedeti, udhët, urat, kishat, qytetet e objektet tjera  që i ndërtonin mjeshtrit ilir të Dardanisë por edhe të periudhave më të vona, ishin model për popujt tjerë. Pra statusi i fjalës së Gëzim Uruçit ishte si një vlerë univerzale, qe më vështërsi kontestohej, për shkak të saktësisë dhe argumentimit të historisë. Me Gëzimin edhe pse kishim shkëmbyer mendime dhe letra rreth lashtësisë së popullit tonë, përshtypjet e mija të para kur jemi takuar kanë qenë ndryshe me ato që i kisha krijuar nga distanca. Ishte njeri i thjesht, shumë lehtë i çasshëm dhe dëshironte që dijen dhe përvojën e tij në fushën e kërkimeve historike ta ndante më miq e shokë. Dëshironte ta krijonte një rrjet të studiuesëve të cilët pos angazhimit zyrtarë në institucione të caktuara të punonin edhe në mënyrë të pavarur për ta zbardhur të vërtetën historike të popullit tonë. Puna e tij intensive la shumë gjurmë në fushën e arkeologjisë dhe speleologjisë në Shqipëri, por edhe në hapsirat e trojeve shqiptare në përgjithësi.

Pjesa ku janë zhvilluar gërmimet në Kishën e Deçanit, ku janë gjetur edhe gjetje arkeologjike

Në bisedë e sipër Gëzimi më tregoj që mbi Manastirin e Deçani 3-4 kilometra në bazë të njohurive që kam, është një qytezë e vjetër e periudhës Ilire, aty ka gërmadha dhe rrënoja arkeologjike, aty ka gjurmë që duhet studiuar e hulumtuar. Këto-monumente rrënoja i ngjajnë një qyteze të vjetër me bukuri përrallore. Ky vend besohet të jetë shkatrruar nga hordhitë mongole në përiudhën kur u shkatrrua edhe qyteti i Shasit, në shek.XIII prej tyre, por ka gjasë edhe më herët. Një pjesë e fisit të Kuçve kanë ardhur në Deçan bashkë me Stefan Dushanin. Kuçë ka pasur edhe në Kotorr në shek. XIV, por edhe më herët prej nga vjen edhe familja e Vita Kuçit. Ky fis është i vjetër, tipi i qytetit të lashtë fisnor ilir mund të merret Meduni në territorin e Kuçëve të sotëm në Mal të Zi. Kuçët kanë qenë shqiptar, por një pjesë e këtij fisi ishin sllavizuar, kurse pjesa tjetër janë të shpërndarë nëpër Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni e vende tjera dhe e kanë ruajtur gjenezën shqiptare. Edhe pjesa e Kuçëve të cilët ishin asimiluar me kalimin e kohës, deri në shek. XVII ishte akoma fis shqiptar. Nga origjina e fiseve shqiptare, ka vëllazëri që shtrihen edhe nëpër Kuç e Vasoviq të Malit të Zi. Prej tyre disa patën zbritur edhe në Dalmaci, Bosnjë e Hercegovinë. Koha e vendosjes dhe e largimit të kësaj popullsie ilire nuk dihet, por thuhet se ka ardhur këtu nga fisi Skirton, i cili është larguar nga konfliktet e asaj kohe dhe në vitet 1630-1650 erdhi këtu Bardhi i fisit të Bardhëve afër Cemit nga Kuçi i Malit të Zi. Këtë histori kaq të vjetër e vëtetojnë edhe kalatë shqiptare që kanë ekzistuar në Plavë-Guci dhe në gjith territorin e Malit të Zi të cilat i kishin deri vonë emrat shqip, por që u shkatërruan në mënyrë të organizuar për ti humbur gjurmët tona shqiptare. Edhe poshtë nga Moraça kanë ekzistuar fortesa të tilla shqiptare, që janë përdorur në kohën e luftimeve me Kuçin. Mbiemri (patronimi) Kuçi në burimet historike përmendet më 1330, e më vonë edhe në burimet Venedikase, turke dhe burime tjera historike të më vonshme. Vlladika malazeze Ruvim Boljeviq në fund të shek.XVII i kthej kuçjanët nga katolikët (shqiptarë) në orthodoks pravosllav (me ç’rast ata humbën edhe gjuhën, dhe kombësinë). Pavarësisht dilemave rreth fisit të Kuçit se janë përzierje e banorëve sllavë e shqiptarë, në të vërtetë Kuçi i Malit të Zi, ashtu si dhe gjithë kuçjanët kudo që ndodhën janë shqiptarë e me prejardhje vetëm shqiptare. Kuçi është vëllai i madh në Berishë – prandaj në Kosovë – veçmas në Deçan ku janë sot lagja e Kuçëve mëse 70 shtëpi (familje) Kuçi trajtohen si pjesa (këmba) më e madhe e fisit Berishë; trajtohen si vëllazëri e jo si fis. Janë pjesë që e përbëjnë Berishën. Sipas Hoxhë Nokshiqit, në pushtimin e Plavë-Gucisë nga serbët rreth viteve 1331-1332 mori pjesë edhe fisi i Kuçit, që u shkoi në ndihmë forcave të Car Dushanit-Car Stefan Dushani. Sepse një pjesë e anëtarëve të këtij fisi që ndodheshin brenda Malit të Zi, asokohe e kishin lënë fenë katolike e kishin kaluar në fenë ortodokse-serbe. Kështu kishte ndodhur edhe me familjen e dinastisë Nemanja (të fisit ilir Tribal që ishin sllavizuar), më herët, ata i takonin ritit latin. Kjo familje duke e zgjeruar sundimin e tyre nga lindja dhe jugu mbi territorin perëndimor të Bizantit d.m.th., nga Dukla në Rashkë dhe Dardani, ndodh një shkrirje e krishterimit në një kishë sinkretike. Vëllau i Stefan Nemanjes, Sava, që ishte dërguar në Konstantinopojë për t’u shkolluar dhe për t’u bërë lider fetar, me kthimin e tij, themeloi kishën e pavarur kryepeshkopale me qendër në Zhiqë (Rashkë), duke iu përmbajtur ritit latin. Kështu, Dardania së pari kishte një kishë e pastaj edhe dy kisha (lindje-perëndim) kurse tani edhe kishën me natyrë dykonfesionale. Kuptohet edhe Dukla prej nga fillon sundimi i Dushanit shtrihet në veri të Liqenit të Shkodrës, duke përfshirë pjesët e poshtme të luginës së Moraçës dhe të Zetës. Ajo ishte krahinë ilire e fisit Doklat dhe se për kryeqytet kishte qytetin po me të njëjtin emër, Doklea, ku shtrihet sot Podgorica.

Themele të vjetra të gjetura gjatë gërmimeve ilegale nga personeli i Manastirit të Deçanit në hapsirat e këtij manastiri.

Deçani njihet edhe si qendër e zbatimit të ligjeve të kanunit të Lekë Dukagjinit me përfaqësim të Odës së Junikut që është institucion tepër i vjetër juridik. Madje edhe Dushani u bazua në ligjet e Kanunit për ta ngritur Kanonikun e tij juridik. Sipas disa burimeve që kam Juniku e kishte Këshillin e pleqve dhe strukturën e pajtimtarëve që merreshin me pajtime qyshë në kohën e Lekës së III-të, si dhe plakun e kësaj Ode që vinte nga familja Hoxha, e cila merrej me të drejtën zakonore sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit në kohëra më të hershme. Plaku i Odës ishte edhe udhëheqës i Pleqve. Rregullimi i rendit shoqëror në këtë formë, paraqet civilizim dhe kulturë të vjetër, ngase ky rend shoqëror mbahej paralelisht me sistemet administrative edhe të pushtuesve, siç ishin turqit, sllavët etj. Flitet se edhe romakët morën mjaft nga këto ligje e norma juridike për ti konsoliduar normat e tyre juridike në Romë. Lashtësia e këtyre kodeve-ligjeve kanonike do të jetë shumë e vjetër. Këto ligje të vjetra të popullit tonë u ruajtën prej shumë kohësh deri sa i mblodhi në popull Lekë Dukagjini i III-të. Ato ligje kaq të vjetra u ruajtën në popull si nevojë e domosdorshme për të krijuar norma juridike me qëllim të rregullimit të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore, politike dhe familjare të malësorëve. Këto ligje dhe norma juridike të kohës, ishin në fuqi në shekujt e mëparshëm mesjetar. Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk ka lindur në një datë të caktuar por është formuar gjatë shekujve, kurse ligjet dhe format juridike që janë aty janë zbatuar me qindra e mijëra vjet nga populli shqiptar. Për të treguar lashtësinë, civilizimin dhe kulturën tonë ndër shekuj po përmendi Karl Topinë te i cili tri gjuhët e shkruara të Evropës: latinishtja, greqishtja e Sllavishtja, gjënden të shkruara në mbishkrimin tregjuhësor të Karl Topisë (1381) i cili gjendet në manastirin e Shën Gjonit pranë Elbasanit.

Pamje (objekt) i zbuluar gjatë gërmimeve të paautorizuara në Manastirin e Deçanit

Prej shekujsh në Prizren janë adhuruar për së tepërmi Shën Ana dhe Shën Panteleja, për festat e të cilave dikur kanë ekzistuar kishat, që me kohë janë zhdukur dhe deri më vonë kanë ekzistuar gërmadhat me ikonat e tyre. Në ditën e festës së Shën Anës janë tubuar njerëz të Prizrenit dhe zonës për rreth, në kët festë siç është thënë edhe nga studiuesit tjerë, kanë marr pjesë banorët e të tri konfeksioneve, muhamedanët, katolikët e ortodksët, ku muhamedanët kanë sjellë qirinj dhe i kanë ndezur në vendin ku ka qenë dikur kisha e Shën Anës dhe ku kanë lënë si dhuratë të holla të vjetra”. Edhe sot në Prizren dhe në Pejë, apo thuajse kudo, veçmas ndër shqiptarët e konfeksionit katolik përdoret si i zakonshëm matronimi Ana. Për praninë e matronimit Ana në Prizren, në rrethinën e Mitrovicës, në rrethinën e Nishit dhe nëpër vise të tjera të Dardanisë antike bën të ditur, se në bazë të mbishkrimeve të gjetura, edhe Fanulla Papazoglu, konsideron se emrat e këtij tipi “mund të kenë të bëjnë me emrin ilir Ana. Gjurmë mesjetare të matronimit Ana shfaqen në anën e Prizrenit edhe në vitin 13, që sipas I.S. Jasterbovit përmendet në një mbishkrim kishtar të gjetur në Mushtisht të Suharekës, ku sot jetojnë banorë shqiptar dhe serbë. Sipas Gj. Daniçiqit edhe gruaja e Stefan Nemanjes e ka pasur emrin Ana. Besimet e vjetra fillojnë në kohën e Dardanisë që ishte formuar në Ballkanin Qëndror, ku ishte krijuar edhe Mbretëria e Dardanisë, e cila luajti rol të rëndësishëm gjatë shekujve. Këtu si civilizim dhe bazë sunduese e popullit tonë ishte formuar Justiniana Sekonda që ishte Ulpiana e rindërtuar, ku gjendet tani fshati Graçanicë, në jug të Prishtinës. Në kohën romake e bizantine Provincia Dardania dhe Kosova ishte në mesin e pesë krahinave më të mëdha ilire me Dalmacinë, Panoninë, Moesinë dhe Maqedoninë. Të shumtën e kohës kryeqytet ishte Ulpiana (Prishtina e sotme) dhe Shkupi. Ulpiana është rrënuar nga një tërmet i fuqishëm në shekullin VI. Mbi gërmadhat e Ulpianës është ngritur Graçanica. Toponimi graçanicë ka dalë nga pellazgjistja-ilirishtja –shqipja.

Gëzim Uruçi kishte një diapazon të gjërë të dijes dhe volum të madh të punës. Po të shiqohet vetëm letërkëmbimi i familjes dhe i tij përmban rreth 13.000 letra në 18 gjuhë të ndryshme të botës, ku nuk mungojnë ato me 70 universitete të huaja dhe 30 akademi, është i mjaftueshëm për ta vërtetuar, kulturën, diapazonin e kulturës dhe dijës së tij.

Ai ceku se krishterimi tek të parët tanë Ilirët, kishte dy vatra të mëdha në Ballkan, dy qytete ilire, qytetin e Salonës në Dalmaci (Spliti i Sotëm) dhe qytetin e Durrësit ku ka apostoluar vetë Shën Pali dhe ku në vitin 57 pas Krishtit ka patur një Agape (komunitet tipik i të krishterëve të parë) si dhe dy dishepuj ungjillorë të famshëm Shën Cezari dhe Shën Apoloni, pa harruar dhe martirin e madh Shën Asti. Uruçi thekson se Milan Shuflai studiues kroat i madh i cili u vra nga Serbia për ta penguar zbardhjen e të vërtetës për shqiptarët thot kulti i Gjon Vladimirit përbën një nga kultet më të mëdha të krishtera për gjithë Ballkanin, ky kult është i çuditshëm dhe i pastudjuar deri në fund, nuk ka ende një studim përfundimtar dhe shterrues. Ky kult i cili ka lëvizur vetëm në qarkun etnik shqiptar, brenda për brenda mjedisit shqiptar është nderuar edhe nga sllavët e Jugut, edhe nga serbët e maqedonët edhe nga kroatët. Tradita e krishterimit tek ne ka vazhduar gjatë por edhe është nderuar gjatë pa dallime konfeksionale. P.sh, muhamedanët e fisit shqiptar të Shkrelit deri në vitet 1940 i kanë paguar të dhjetat famullitarit katolik dhe në kremten e Shën Kollit dhe Shën Gjergjit qonin në kishë qirinj për shpirt. Shënime të ngjajshe ka lënë edhe Arqipeshkëvi i Tivarit, ai më 1610 e vizitoi dioqezën e tij, dhe mes tjerash rrëfen:  “Banorët e Blinishtit, me ta parë priftin, lënë çdo punë që ishin duke bërë dhe vraponin për t’i puthur dorën priftit. Shumë priftërinjë shqiptar pos që ishin priftërinjë të zot dhe shërbenin në shtëpinë e Zotit në kishë ata ishin edhe luftëtar të mëdhej e disa prej tyre edhe prijës çetash e ushtrishë që luftonin kundër armiqëve. Edhe Manastiri i Deçanit gjendet në territorin e komunës së Deçanit, ku janë 100% popullsi shqiptare. Në Manastirin e Deçanit kam qenë vet thekson Gëzim Uruçi, aty janë ruajtur një numër i madh i portreteve historike, afër 20 portrete të qeveritarëve të llozës së Nemanjiqëve, shumë punëdore dhe argjendtarije të shek. XV, XVII e XVIII, duke e përfshirë këtu edhe Biblioteken e manastirit deçanas që ka afër 170 dorëshkrime tepër të vlefshme duke përfshirë këtu edhe dorëshkrimin e jetëshkrimit të Stefan Deçanskit nga fillimi i shek. XV. Gjatë atyre kohërave, janë ndërruar edhe emërtimet e kishave, p.sh: Shënkolli i Pejës ndërrohet në Patrikanë; Shën Maria e Ulpianës në Graçanicë etj.

Më 17 dhjetor 2012 mora vesh se ishte nda nga jeta Prof. Gezim Uruçi, padyshim njëri nga speleologët më të shquar në historinë e sepeleologjisë shqiptare. Dhembja ishte e madhe, por kisha kujtime dhe shënime të vlefshme që ndërlidhëshin më të. Pjesë e atyre intervistave dhe shënimev që mora nga Gëzimi ishte edhe ky shkrim.

Përgaditi: Faton B.Mehmetaj

Kontrolloni gjithashtu

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë sikur thua ti, ministre Janevska!

Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë …