Gjukanoviq

Milo Gjukanoviq: Nacionalistët serbë kur të binden se e kanë humbur përgjithmonë Kosovën, do të mundohen ta marrin Malin e Zi

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur për zgjedhjet në shtetin e tij dhe për rrezikun që po i kanoset Malit të Zi nga nacionalizmi serb. ka thënë se në Ballkan “nacionalistët gjithmonë kanë një fillim të ulët”, dhe se besojnë që politika e tyre e fillim viteve të 90-ta nuk ishte e gabuar, megjithatë e kanë kaluar keq. Politikani malazez thotë se nacionalistët serbë mendojnë se janë në një moment të mirë për shkak të mbështetjes nga Rusia dhe sipas tij po përpiqen të arrijnë synimet që nuk i kanë arritur në fillim të viteve të 90-ta. Kjo është përafërsisht filozofia e ofruar nga nacionalistët ballkanikë që mbështeten në mbështetjen e Rusisë dhe për këtë arsye i rikthejnë të gjitha ato luhatje në rajon në tërësi. Gjukanoviq në këtë intervistë ka thënë se edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore ka pasur ndërhyrje nga jashtë, duke thënë se “kjo ndodh në vazhdimësi dhe sot që flasim janë në funksion të gjitha potencialet e nacionalizmit serbomadh, nga ana financiare, mediatike, abuzimet e kishës e të tjera. Ai tutje ka thënë se është e dukshme që nacionalizmi për “Serbinë e Madhe” është shumë aktiv në Ballkan dhe këta nacionalistë po e kuptojnë që po afron momenti kur do të duhet të përballen me faktin se e kanë humbur Kosovën dhe se tashmë do ta shohin Malin e Zi si opsion, por nuk do të ketë dorëzim përballë Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …