leoni

Fatura e librave për klasën e shtatë arrin 110 euro – Deputetja Lushaku ngre shqetësimin

Me fillimin e vitit të ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, janë shtuar edhe ankesat e prindërve për çmimin e librave. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka publikuar një faturë që tregon shpenzimet për librat e klasës së shtatë. Sipas saj, vetëm librat kanë kushtuar 110 euro, pa përfshirë fletoret dhe mjetet e tjera të nevojshme për nxënësit. Në reagimin e saj, Lushaku ka pyetur prindërit nëse kanë mundur t’i sigurojnë librat me 80 euro, aq sa parashihet subvencionimi nga shteti. “Unë jo”, ka shkruar ajo, duke nënvizuar dallimin mes mbështetjes së planifikuar dhe kostos reale.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Jana Arsovska të shpallet Persona Non Grata, bashkëpunëtorët e saj të përjashtohen nga skena politike

Ish inspektori i Përgjithshëm Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka shkruar se duhet …