Fazli Maloku: Gjykata e Tiranës, miraton kërkesën e Gjykatës Speciale duke marrë vendim për ekstradimin e Dritan D. Goxhaj për në Hagë!

Përse u mor ky vendim jo i drejtë, bile do thosha i turpshëm nga kjo Gjykatë?!! Cili  ishte faji që bëri Dritani? Po. Edhe është “fajtor”! Sepse, Dritan D. Goxhaj: frymon shqip, mendon shqip, gjykon shqip, vepron shqip, e ka guximin intelektual të gjykojë lirshëm dhe publikisht!! Dritani, ish ushtari i Dalëzotëses UÇK, erdhi vullnetarisht nga Tirana të jap kontributin e tij atdhetar si një oficer shqiptar, duke i dalë zot “betimit” si kadet shqiptar: “se kur rrezikohet çdo cep i trojeve Arbërore-shqiptare, duhet dalë zot Atdheut, duke llogaritur edhe në sakrificë sublime”. Kësaj thirrje të Atdheut, kur shqiptarët në trojet e pushtuara nga Jugosllavia fashiste që nga viti 1912-të bënin luftë çlirimtare “për jetë a vdekje”. Dritani i kalitur me një kulturë familjare atdhedashurie e patriotike, po ashtu edhe si kadet i ushtrisë shqiptare assesi nuk mund të vepronte ndryshe. Kontributi i tij, por në veçanti i babait të tij, z. Dilaver Goxhaj, ish zv. shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe me shumë djem e oficerë të ushtrisë shqiptare të cilët u rreshtuan në UÇK,ishte shumë domëthënëse për arritjen e fitores kundër ushtrisë, policisë e paramilitarëve të kasapit të Ballkanit, me emrin, Sllobodan Millosheviq. Dritan Goxhaj, me këtë veprimtari atdhetare e patriotike, kaloi në përmasa kombëtare shqiptare dhe sot, Dritani, sa është tiranas, është prishtinas, është preshevar, po aq është edhe tetovar. Kudo në trojet shqiptare, jo vetëm për ne bashkëluftëtarët të rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare, por edhe për gjithë shqiptarët e këtyre trevave ku shkeli këmba e Dritanit, si çlirimtar, brenda kësaj ushtrie (UÇK), është i dashur, i respektuar dhe kurrë i paharruar. Për këtë kontribut me përmasa kombëtare të Dritanit, sot, ndjejmë dhembje e zemërim për këtë veprim serviliteti e çyqarllëku të drejtësisë shqiptare, për ta ekstraduar djalin tonë, Dritanin e dashur në duart e prokurorëve servil të politikës ditore të Gjykatës Speciale të Hagës, e cila tani po shihet haptazi se bazë e punës së kësaj gjykate janë dosjet e Beogradit!

    Nuk kemi fare dyshimi, se Dritani ynë, aty ku i jepet mundësia të deklarohet, do ti artikulojë siq është më së miri interesat kombëtare dhe rrugëtimin liridashës të UÇK-së.

    Ne ish ushtarët e UÇK-së, bashkëluftëtarë të Dritanit, kërkojmë nga drejtësia shqiptare Shqipëri – Kosovë, si dhe nga Gjykata e Hagës, ta lirojnë menjëherë, ti bashkohet familjes së tij, asaj çerdheje të ngrohtë, të dashur e të respektuar.

    Dritanit, i dëshirojmë shëndet dhe lirim sa më të shpejtë!

 

 19 shtator 2023, Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …