KPF në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e parë pas pushimeve verore

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur mbledhjen e parë pas pushimeve verore, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunal dhe anëtarët e KPF-së. Në këtë mbledhje janë diskutuar pikat si në vijim:

– Propozim-vendimi për miratim të buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për vitet 2025, 2026;

– Propozim-vendim për rregullim të ndarjeve buxhetore nga një ndarje në një ndarje tjetër buxhetore deri në 5%, në kategorinë e investimeve kapitale;

– Propozim-vendim për ngritje të planit të të hyrave vetanake për vitin 2023.

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, në pyetjet e parashtruara, dhe përgjigjet nga ana e Ekzekutivit, komiteti ka rekomanduar të gjitha pikat e rendit të ditës për votim në seancën e ardhshme të Kuvendit që do të mbahet në fund të muajit shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …