Federata e Rusisë, Kina, India dhe disa shtete të tjera të Azisë e Afrikës nesër fillojnë manovrat ushtarake

Federata e Rusisë, Kina,  India dhe disa shtete të tjera të Azisë e Afrikës, nesër fillojnë manovrat ushtarake. Stërvitjet ushtarake njëjavore do të fillojnë më 1 shtator dhe do të përfshijnë forca të shumta ushtarake  nga Kina, India, Laosi, Mongolia, Nikaragua, Algjeria, Siria, si dhe personel ushtarak nga Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani. Stërvitjet do të përfshijnë manovra të ndryshme në ajër, tokë dhe det, me Rusinë. Flota ruse e Paqësorit dhe Marina e Kinës do të marrin pjesë në veprime praktike të përbashkëta për të mbrojtur komunikimet detare dhe zonat e aktivitetit ekonomik detar, në Detin e Japonisë. Derisa zyrtarët rusë të mbrojtjes kanë thënë se stërvitjet janë thjesht mbrojtëse dhe nuk janë të drejtuara ndaj ndonjë vendi të caktuar, ato  gjithsesi nënkuptojnë luftën e Rusisë, në Ukrainë dhe tensioneve gjeopolitike që kjo luftë ka ngjallur, sidomos  në kontinentin e  Azisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …