Në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë janë vendosur tabela me një njoftim lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve

Në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë janë vendosur tabela me një njoftim lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve

Në pikat kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë janë vendosur disa  tabela metalike  në vende të dukshme, përmes së cilave bëhet me dije se  lejimi i përdorimit të kartave të identifikimit të cilat lëshohen nga Kosova bëhet për shkaqe praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes së dyanshme nga Kosova në Serbi dhe nga Serbia në Kosovë. Në tabela   shkruan: Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina ( nuk  shkruhet nga Kosova) bëhet vetëm për arsye praktike, për lehtësimin e  pozitës së individëve dhe që të mundësohet liria e lëvizjes e arritur me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në vitin 2011, dhe nuk guxon të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës së shpallur njëanshëm, nuk paragjykon  përcaktimin e statusit final të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si heqje dorë e Beogradit nga  Rezoluta 1244   e vitit 1999, shkruhet në atë tabelë.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …