leoni

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Marrëveshjen për targa e dokumente të udhëtimit e kemi bër para dhjetë viteve

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të bëhet pjesë e një spektakli të panevojshëm sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. PDK-ja ka qenë vazhdimisht konsistente në mbështetjen e dialogut me Kosovën e Sebrinë. Ne i kemi dhënë hapësirën e nevojshme kryeministrtit për të përmbushur obligimin e tij kushtetues e ligjor. Konstruktiviteti ynë nënkupton se në nuk pranojmë të bëhemi pjesë e një spektakli të panevojshëm”, tha Çitaku. Ajo ka ironizuar me kryeministrin Kurti i cili dje u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për të diskutuar për bisedimet e fundit me Serbinë në Bruksel. Asgjë s’ka ndodhur në Bruksel. Kemi një degradim të procesit dhe kthim në çështje teknike. Ne insistojmë që të shtyhet përpara marrëveshja finale me Serbinë. Marrëveshjen për targa e dokumente të udhëtimit e kemi bërë para dhjetë viteve. Për më tepër që ne u informuam nga Escobar dhe kryeministri nuk kishte asgjë të re për të na thënë, ka saktësuar, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …