Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Federata Ruse zyrtarisht iu ka referuar vendimit të GJND-së rreth ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës

Federata Ruse për herë të parë, në mënyrë zyrtare iu ka referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, duke e përdorur për justifikimin e pushtimit dhe aneksimit të territoreve të Ukrainës, pas mbajtjes së referendumeve të rreme. Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse tha se referendumet u mbajtën në pajtim të plotë me standardet dhe parimet  e së drejtës ndërkombëtare” dhe menjëherë iu referua edhe pavarësisë së Kosovës. “Populli i Donbasit dhe i Ukrainës jugore ushtroi të drejtën legjitime për vetëvendosje në përputhje me Kartën e OKB-së, marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nga viti 1966, Aktin Final të Helsinkit të OSBE-së të vitit 1975 dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së për Kosovën më 22 korrik 2010. Federata Ruse  ka konfirmuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së një pjese të vendit nuk cenon asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse. Ky njoftim i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, de facto,  është pranim zyrtar i Pavarësisë së Kosovës, edhe pse politikanët shqiptarë tani për tani po hezitojnë ta vlerësojnë këtë zhvillim me rëndësi të jashtëzakonshme politike.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, dega Deçan: Me 27 prill 2024, me homazhe përkujtohen Dëshmoret e Kombit të fshatit Prilep

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega Deçan, njofton opinion publik se me 27 …