Femrat e punësuara në Komunën e Suharekës në ditën e tyre ndanë 10 bursa për studente

Femrat që janë të punësuara si shërbyese civile në Komunën e Suharekës, për nderë të festës së tyre 8 Marsit, kanë ndarë 10 ( dhjetë) bursa për studente nga kjo Komunë. Ato, të vetëdijshme për kërkesat e mëdha dhe për kushtet jo të mira të shumë studentëve, sidomos të gjinisë femërore, për të vazhduar mësimet, kanë vendosur që edhe këtë vit, të mos shpenzojnë mjetet e planifikuara për dhurata të ndryshme, por këto mjete ti ndajnë për bursa për studente të Komunës së Suharekës. Nga një komision i posaçëm janë përzgjedhur dhjetë studente të cilat janë përfituese të bursës për vitin shkollor 2016/2017. Përfitueset e bursës, kanë marrë vendimet nga kryetari Asllanaj, i cili krahas urimit për festën e 8 Marsit, atyre u ka dëshiruar edhe suksese në studime dhe pas përfundimit, punësim sa më të shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …