Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës në seancën për projektbuxhetin e vitit 2026, duke e quajtur uljen e mbi 16% të buxhetit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si një ndërhyrje flagrante në punën e tyre. Ai tha se kjo ulje e mjeteve do të dëmtojë pavarësinë e institucionit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në menaxhimin e sektorit energjetik, duke detyruar rregullatorin të vlerësojë ofertat e kompanive energjetike në kushte presioni financiar dhe politik. Shala kritikoi gjithashtu mungesën e stafit profesional dhe ngulfatjen e rregullatorit gjatë viteve të fundit, duke paralajmëruar se vazhdimi i kësaj qasjeje mund të rrezikojë sektorin dhe ekonominë e vendit. Ai i bëri thirrje qeverisë të ndryshojë qasjen dhe të respektojë autonominë e ZRrE-së, siç e parashikon Kushtetuta.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
