Ferat Shala: Raporti i Progresit 2025 zbulon keqpërdorime dhe dështime të qeverisë në sektorin e energjisë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit 2025 nga Komisioni Evropian, duke e cilësuar atë si një tablo të qartë të dështimeve dhe keqpërdorimeve të qeverisë në sektorin e energjisë. Sipas raportit, qeveria ka vonuar amendamentimin e ligjeve kyçe të energjisë, duke penguar harmonizimin me tregun evropian dhe zhvillimin e tregut të brendshëm. Problemet janë evidentuar edhe në transpozimin e rregulloreve të tjera, përfshirë Rregulloren për Gatishmërinë ndaj Rreziqeve në sektorin e energjisë elektrike. Shala ka kritikuar gjithashtu veprimet e ZRRE-së, e cila, sipas tij, funksionon me buxhet minimal, staf të pamjaftueshëm dhe pavarësi të kufizuar, ndërsa vendos rritje tarifash pa llogaridhënie. “Raporti i Progresit 2025 rikonfirmon të gjitha shqetësimet që ne kemi ngritur si parti dhe si deputetë: qeveria dhe ZRRE-ja po dështojnë në menaxhimin e sektorit të energjisë. Kosova mbetet e ngecur, qytetarët paguajnë më shumë dhe vendi humb çdo mundësi për zhvillim të qëndrueshëm të energjisë,” ka deklaruar Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja: Qeveria duhet të shkojë në shtëpi, e Isa në pension

Shukri Buja propozon Jakup Krasniqin për president: Figurë konsensuale dhe unifikuese

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka propozuar ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi si kandidat …