leoni

Ferat Shala: Situata në Trepçë është shumë e ndërlikuar, pasi Qeverinë ka plane të errëta për këtë ndërmarrje

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e Ndërmarrjes Metalurgjike Trepça. Shala ka theksuar se situata në Trepçë është “jashtëzakonisht e ndërlikuar” dhe ka akuzuar Qeverinë për “plane të errëta” për këtë ndërmarrje. Trepça sot është pa licenca, juridikisht është falimentuar, nuk ka drejtë pune për shkak të kësaj Qeverie. Juridikisht Trepça nuk ka të drejtë sot të operojë në kuptimin operacional minerar sepse Qeveria e ka lënë pa licencë. Pra, unë në bazë të këtyre indikatorëve që e shoh tash e katër vite, Qeveria ka plane të errëta për Trepçën, ose parimisht e dinë ku po don me dalë por që nuk ka fuqi njerëzore dhe juridike me dalë me thënë të vërtetën.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Time Kadrijaj: Vetëvendosjes po i pëlqen bllokimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka drejtuar kritika ndaj …