Ferati: Kosova ka nevojë për ekip të unitetit në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë

Ferati: Nuk është e lehtë të sigurohen votat për demarkacion

Sadri Ferati, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil për shumicën e çështjeve, por ai ka pranuar se koalicioni i madh nuk e ka të lehtë t’i sigurojë dy të tretat e votave që janë të nevojshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Për ratifikimin e demarkacionit do të ishte mirë të arrihej një konsensus nacional. Ai ka shprehur drojën e tij se, pavarësisht asaj çfarë do të ndodhë në Kuvend me demarkacionin, Kosova do të jetë humbëse. Ferati ka vlerësuar se në këtë rast palët nuk kanë ditur të bëjnë politikë, por sipas tij sfida kryesore të Qeverisë mbeten zbatimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …