Eulex

Eulex-i, nuk komenton fare për rastin e arrestimit të Nehat Thaçit

Zyra e Bashkimit Evropian ka konfirmuar se është duke përcjellë nga afër procesin gjyqësor rreth rastit të drejtorit të Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi. Mirëpo ata nuk kanë treguar se a u është kërkuar të ndikojnë tek autoritetet serbe për ta sjellë Thaçin në Kosovë. Autoriteti i vetëm në Kosovë që ka bashkëpunim në vija zyrtare me institucionet e Serbisë është misioni i EULEX-it. Por zyrtarë të këtij misioni nuk kanë komentuar fare lidhur me rastin. Për Bashkimin Evropian, arrestimi i Nehat Thaçit thekson domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Serbisë në komponentin e drejtësisë. Por kanë refuzuar të tregojnë për veprimet që ata kanë ndërmarrë për llogari të institucioneve të Kosovës, në rastin e arrestimit të drejtorit të policisë nga Mitrovica.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …