Gucati

Ngucati: OVL e UÇK-së ende nuk posedon listat e komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit

Kryetari i sapo zgjedhur i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Ngucati ka deklaruar se organizata i ka kërkuar listat e komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit, por që ende nuk u janë dorëzuar.“OVL së UÇK-së, iu është drejtuar Prokurorisë që të ndërmerr masa sa i përket fryrjes së listave dhe kjo nuk varet prej nesh por prej zinxhirit komandues të cilët kanë punuar për këto lista”, ka deklaruar Ngucati. Ai thotë se ata që kanë aplikuar për ta marr statusin e veteranit e që nuk kanë qenë në luftë, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre.“Nëse nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së nuk është dashtë të aplikojë. Nuk e di si mundet dikush t’i marr pension 170 euro në emër të luftës dhe t’i qoj në shtëpi ato para duke e ditur se nuk i ka fituar me djersë”, ka thënë kryetari i OVL së UÇK-së, duke shtuar se të dhënat e përafërta që kanë ata duhet të jenë diku përafërsisht 23 ose 24 mijë pjesëtarë të UÇK-së dhe jo rreth 40 mijë siç po flitet që kanë marr statusin. Kjo organizatë vazhdon të mos e ketë numrin e saktë se sa veteranë përfaqëson ajo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …