Ferit Hoxha ia përcjell Gjuriqit qëndrimin e Shqipërisë për deklaratat e Paunoviqit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur se gjatë takimit me homologun serb, Marko Gjuriq, në margjinat e një takimi ministror në Uashington, ka ngritur çështjen e deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrimin etnik” të Kosovës. Hoxha tha se i ka ritheksuar Gjuriqit qëndrimin e qartë të Shqipërisë, duke i cilësuar deklaratat e Paunoviqit si të papranueshme dhe të papërgjegjshme. Ai theksoi nevojën për refuzimin e çdo retorike që nxit tensione, dëmton stabilitetin rajonal dhe bie ndesh me frymën e fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane. Sipas Hoxhës, diplomacia shërben pikërisht për dialog të hapur dhe trajtimin me përgjegjësi të dallimeve mes vendeve. Nga ana tjetër, ministri serb Marko Gjuriq konfirmoi takimin në rrjetin social X, duke theksuar rëndësinë e dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, por pa përmendur se në bisedë ishte diskutuar edhe çështja e deklaratave të Snezhana Paunoviqit.

Kontrolloni gjithashtu

IKD-ja padit Ministrinë e Financave për rregulloren e ATK-së

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ushtruar padi në Gjykatën Supreme ndaj Ministrisë së …