Ferizaj dhe GIZ-i gjerman, synojnë realizimin e një projekti tjetër

Nënkryetari i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu bashkë me drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Ferizajt, Xhemile Murati-Shabani kanë pritur në një takim menaxherin e projektit “Fit for Jobs” të Giz-it gjerman, Tobias Seiberlich.

Në fokus të diskutimeve të këtij takimi ishte projekti, që synon të rrisë punësueshmërinë e të rinjve kosovarë përmes përmirësimit të arsimit profesional të orientuar kah tregu i punës, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës.

Ky projekt është vazhdimësi e praktikave të mira me projektin e kaluar katër-vjeçar të Qeverisë Gjermane “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi”,  me të cilin, Komuna e Ferizajt ka pasur një bashkëpunim të mirë bashkë me akterët e tjerë lokalë si: Zyrën e Punësimit, Qendrën e Aftësimit Professional, Odën Ekonomike, OJQ Rinore dhe Shkollat e Mesme Profesionale me ç ‘rast bashkarisht janë organizuar shumë aktivitete, nga të cilat kanë përfituar shumë të rinj.

Disa nga aktivitetet e zhvilluara ishin edhe panairet e punës, dialogu në mes të akterëve lokalë, programet e praktikës në punë, programe të ndërmarrësve të rinj, trajnimi i të rinjve me aftësi të buta për tu përgatitur për tregun e punës e shumë të tjera.

Projekti i ri “Fit for Jobs”, synon të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me komunën e Ferizajt, posaçërisht në sferën e vazhdimit të dialogut me akterët lokalë për të përmirësuar punësueshmërinë e të rinjve dhe potencialisht aktiviteteve të tjera për të cilat janë dakorduar paraprakisht me partnerët politik MFPT dhe MASHTI.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …