Ferizaj për herë të parë me Transport Publik Urban

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me ekipin e tij qeverisës dhe bashkëqytetarë, të premtën ka bërë xhiron e parë përuruese me autobusët e transportit publik urban, një projekt ky që lehtëson ndjeshëm trafikun urban, kursen xhepin e qytetarëve, mbron ambientin e mbi të gjitha ofron shërbim cilësor transporti për të gjithë qytetarët.

Për 30 ditët e para, transporti publik urban do të jetë falas gjersa po përgatisim pakon e lehtësirave e shërbimit falas për kategori të ndryshme shoqërore, ka thënë me këtë rast kryetari Aliu, i cili ka përgëzuar gjithë qytetarët ferizajas.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …