Ferizaj synon zhvillimin e turizmit në Neredime të Poshtme, mbahet takim publik me qytetarët

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Dërguti, ka mbajtur sot një takim publik me banorët e fshatit Neredime e Poshtme, ku është diskutuar lidhur me projektin për zhvillimin e potencialit turistik në këtë zonë.

Gjatë takimit, drejtori Dërguti i njoftoi të pranishmit se Komuna e Ferizajt do të aplikojë me këtë projekt në Ministria e Zhvillimit Rajonal, me synim krijimin e një zone turistike që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e turizmit lokal.

Sipas tij, ky projekt ka rëndësi të madhe jo vetëm për banorët e kësaj zone, por për gjithë qytetin e Ferizaj.

Qytetarët e pranishëm paraqitën idetë dhe propozimet e tyre, me qëllim që zona turistike të jetë sa më atraktive dhe funksionale për vizitorët dhe komunitetin lokal.

Në fund të takimit, drejtori Dërguti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre, duke theksuar se shumë shpejt drejtoria do të finalizojë aplikimin në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për realizimin e këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …