Fermerët do të përfitojnë edhe çmime më të lira të derivateve të naftës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë fermerët e komunës, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin e kryetarit Jashari, që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme. Kryetari Jashari, pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural do të dërgojë listën e fermerëve tek pika Shell Kosova në fshatin Klinë e Epërme, në mënyrë që të fillojë menjëherë zbatimi në praktikë i marrëveshjes së bashkëpunimit. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka thënë se të gjithë fermerët së shpejti do të njoftohen me detajet e nevojshme, për të aplikuar për mundësinë e lirimit në bazë të kësaj marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …