Festari dita e pestë -Koncerti popullor Revyja e rapsodëve dhe Ekspozita e kolonisë së artistëve

Në orët e pasdites të së premtes, janë organizuar tri evenimente interesante në “Festari 2016” që po mbahet në komunën e Suharekës, Koncerti me këngë e valle popullore që u organizua në Sheshin Fadil Vata, pastaj Revyja e rapsodëve të folklorit “Riza Bllaca” në Shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi”, ku është stërmbushur salla e kulturës me dashamirë te folklorit muzikor si dhe ekspozita e kolonisë së artisteve ndërkombëtarë. Në këtë ekspozitë morri pjesë edhe ministri i Diasporës  Valon Murati dhe delegacioni i Bashkisë së Sarandës, me ne krye kryetaren e Bashkisë, znj. Florjana Koka. Ekspozita përmban punime artistike që janë punuar gjatë një jave sa ka zgjatur Festari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi e ka pritur në takim z. Shaip Himaj nga fshati Gexhë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka pritur në takim z. Shaip Himaj …