Airport Adem Jashari
tv dielli
MIT
kek
Fillimi / Intervista / Festina Ahmet Kaçiku: Kujtimin më të shtrenjte që kam nga babi im është Emblema e UÇK-së
Festina Ahmet Kaçiku: Kujtimin më të shtrenjte që kam nga babi im është Emblema e UÇK-së

Festina Ahmet Kaçiku: Kujtimin më të shtrenjte që kam nga babi im është Emblema e UÇK-së

RKL: Festina, mirë se erdhët në Radion Kosova e Lirë

Festina Ahmet Kaçiku: Përshëndetje, mirë se ju gjej!

RKL: Babai i Juaj Ahmet Kaçiku, ka qenë i dënuar dhe i përndjekur disa herë nga regjimi serb i Milosheviqit. Në luftën e lavdishme të UÇK-se, ka udhëhequr dhjetëra beteja e aksione kundër forcave serbe. Në momentin e rënies dëshmor ka qenë Komandant i Brigadës 161 të Zonës Operative të Neredimes. Sa jeni e njohur me aktivitetin luftarak të babit Tuaj?

Festina Ahmet Kaçiku: Në atë kohë un isha fëmijë por duke u rritur duke dëgjuar rrëfimet e gjyshes kam kuptuar që kur babi ishte student në vitin 1983 ishte i përndjekur dhe i burgosur nga regjimi serb po në atë vit ju cenua e drejta e shkollimit. Sipas rrëfimeve të bashkëluftëtarëve të babit të tani unë jam e informuar për luftën që ka bërë në UCK që nga Juniku -Gllogjan , në zonën e Pashtrikut dhe zonën e Neredimes. Vlen të cekët beteja e Rokopeqit, një fshat ku ishin pozicionuar UCK-së, në atë betejë gjatë luftimeve babi kishte goditur helikopterin e forcave serbe. Është dhe për tu cekur dhe betejën e fundit të babit në mbrojtjen e kufomave të Masakrës së Reçakut ku dhe ra heroikisht në vijën e frontit kundër forcave serbe si Komandat i brigadës 161 të zonës operative të Neredimes.

RKL: Cilët janë bashkëluftëtarët e babait Tuaj dhe a ju vizitojnë, a mbani kontakte me ta?

Festina Ahmet Kaçiku: Po, sigurisht nga Shtabi i Komandës së Zonës dhe Shtabi i Brigadës ku ishte babi, bashkëluftëtaret e tij. Kemi kontakte dhe vizita të shpeshta për të mos cekur me emra sepse është një numër i madh. Dua të veçoj këtu  njërin nga shokët e babit, Xhafer Gashin, i cili ka bërë filmin dokumentar për babin, ku falë punës së  tij tani jam më e informuar për luftën që ka bërë babi. Vizitat e tyre na lehtësojnë dhimbjen që kemi.

 RKL: Në cilën moshë keni qenë kur ka rënë babai Juaj dëshmor. A ju kujtohet diçka nga ajo kohë?

 Festina Ahmet Kaçiku: Kur babi ka rënë për të mos vdekur kurrë un isha 3 vjeçe. Një javë para rënies së babit isha bashkë me gjyshen, Velime dhe motrën Arbënoren me 11.01.1999, ku mund të them se gjithmonë kisha përshtypje që ajo ishte vetëm një ëndërr. Sot duke parë videot, një incizim që është bërë në atë kohë,  me duket se ende e ndjej ledhatimin e tij .

 RKL: Si e kujtoni sot babanë Tuaj të dashur, tani kur kanë kaluar 18 vite nga rënia dëshmor?

Festina Ahmet Kaçiku: Te rritesh pa  baba është shumë e vështirë, por gjatë këtyre viteve vazhdimisht kam dëgjuar fjalë respekti e nderimi  për veprat heroike  të cilat i kishte bërë babai për çlirimin e vendit. Atë e kujtoj si një kryefamiljar, njeri i dashur me të gjithë ashtu do mbetet i dashur dhe tek unë.

RKL: A mendoni se shoqëria dhe institucionet tona kanë bërë mjaft për familjet e dëshmorëve?

 Festina Ahmet Kaçiku: Sa i përket familjes time falë shoqërisë, bashkëluftëtareve të babit dhe duke i falënderuar qytetaret e Republikës së Kosovës dhe atyre që janë në diasporë ku me një mbështetje të madhe financiare ne kemi sot truallin të siguruar nga ata.  Në vitin 2006-2007, TMK-ja, na ka ndërtuar shtëpinë me mbështetjen e qytetareve me vullnet të mirë dhe tani kemi një kulm mbi kokë. Bashkëluftëtaret, shokët, qytetarët dhe diaspora, me 12 qershor 2017 shtatoren e babit e sollën në qytetin e Ferizajt, të derdhur në bronz. Sa i përket institucioneve shtetërore ne si familje kemi një pension si gjithë familjet. Komuna e Ferizajt ishte pjesë e rregullimit të bazamentit të shtatores së babit. Presidenca e Republikës së Kosovës  me 28. 9.2012 babin e ka shpallur “Hero të Kosovës”.

RKL: A ruani diçka të veçantë nga babai, ndonjë relikt, të babit Tuaj?

Festina Ahmet Kaçiku: Gjënë më të shtrenjte që kam nga babi im është Emblema e UÇK-së. Kur ishim në vizite i’a kishte dhuruar gjyshes 2 Emblema të metalta, që  kur të rritemi ne e të jemi në altarin e martesës ti kemi dhuratë nga babi. Të shenjta janë edhe ato pak fotografi që kam me të, që sa herë i shikoje më përloten sytë.

RKL: E nderuara Festinë Ju falënderojmë se u bëtë pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Ju urojmë nga zemra shëndet e suksese në jetë.

Festina Ahmet Kaçiku: Faleminderit juve ishte kënaqësi te përgjigjem në pyetjet e juaja rreth jetës dhe veprimtarisë së më të dashurit tim, babait tim, Ahmet Kaçiku . Gjithë të mirat për juve!

Kontrolloni gjithashtu

Sabedin Sherif Sherifi: Në lagjen tonë nga 25 shtëpi kishte 23 luftëtarë të UÇK-së, tre nga ata janë dëshmorë

Sabedin Sherif Sherifi: Në lagjen tonë nga 25 shtëpi kishte 23 luftëtarë të UÇK-së, tre nga ata janë dëshmorë

( Intervistë me Sabedin Sherifin, djali i dëshmorit të kombit, Sherif Sherifi) RKL: Mirë se ...