Filloi asfaltimi i rrugës 1.4 km që lidhë dy pjesët e fshatit Carrallukë

Sot ka filluar asfaltimi, përkatësisht vendosja e shtresës së parë të asfaltit, për rrugën e gjatë 1400 metra, e cila lidhë dy pjesët e fshatit Carrallukë të Komunës së Malishevës. Në fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, ishin të pranishëm, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët ishin të shoqëruar nga kryetari i fshatit Carrallukë, Rrustem Hoti. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi është informuar nga mbikëqyrësit dhe operatori për punën që po kryhet, i ka uruar banorët e fshatit Carrallukë, për asfaltimin e kësaj rruge, e cila lidhë të dy pjesët e fshati dhe shkurton rrugën për disa kilometra, për të shkuar nga njëra anë në tjetrën. Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka sqaruar se kjo rrugë që po asfaltohet ka një gjatësia prej 1400 (njëmijë e katërqind) metra dhe hapja, zgjerimi dhe asfaltimi i kësaj rrugë është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT). “Rruga është ndërtuar sipas standardeve, me dy shtresa të asfaltit, me gjerësi 5 metra dhe ka një gjatësi prej 1.4 kilometër. Kryetari i fshatit Carrallukë, Rrustem Hoti, në emër të fshatit e ka falënderuar ministrinë përkatëse dhe Komunën e Malishevës, për asfaltimin e kësaj rruge, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë banorët e fshatit, sepse përmes saj, banorët nuk kanë nevojë të udhëtojnë disa kilometra për të shkuar nga njëra pjesë në tjetrën. Po ashtu sipas tij, kjo rrugë, përveç Carrallukës, lidhë dhe fshatrat e tjerë dhe shkurton rrugën në masë të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …