Fillojnë përgatitjet për panairin e punës në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim më Kompaninë Bechtel Enka së shpejti do të organizojnë panairin e punës në Kaçanik. Gjatë një takimi që patën përfaqësuesit e Kompanisë Bechtel Enka me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe me Drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, u bë e ditur se ky panair së shpejti do të organizohet në Kaçanik me qëllim të pjesëmarrjes sa më aktive të qytetarëve në tregun e punës. Sipas Menaxherit për Marrëdhënie më Komunitetin në Bechtel Enka, në këtë panair do të prezantohen mundësitë e punësimit të kësaj kompanie, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë, inxhinierisë etj.

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e takimeve në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale të kryetarit Lushtaku

Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe …