leoni

Oda e Stomatologëve të Kosovës, shoqatës së kirurgëve oral dhe maksillofaciat të Kosovës dhe Qendra Kryesore të mjekësisë Familjare në Deçan kanë organizuar konferencë

Oda e Stomatologëve të Kosovës, shoqatës së kirurgëve oral dhe maksillofacial të Kosovës dhe Qendra Kryesore e mjekësisë  Familjare në Deçan të premten kanë organizuar konferencë, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional (EVP)  kanë organizuar ligjëratë ku temë boshte ka qenë Infeksionet dentogjene të regjionit dhe maksillofacila (IDROMF).   Preventiva –Parandalimi  -IDROMF

Ligjërues ishin:

Prof.Dr. Adil Reka

Prof.Dr. Veton Hoxha

Prof.Dr.Fatmir Dragidella

Ndërsa për shërimin dhe pasojat e mos –shërimit të IDROMF

Ligjërues :

Prof.Dr.Osman Sejfijaj

Prof.Dr.Shemsedin Dreshaj

Në këtë event i pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, Drejtori i Drejtorisë komunale të shëndetësisë Ibrahim Selmonaj si dhe Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha. Më këtë rast i pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj duke i përgëzuar për një organizim të tillë tha se ndihëm mirë në mesin e njerëzve të mirë, andaj shfrytëzoi nga rasti që në këtë event të nderoi dy personalitetet. Me Dekoratën ,,Shkëlzen Haradinaj’’ është nderuar Dëshmori i Kombit Shpëtim Robaj  ndërsa më Mirënjohje Qyteti Prof.Dr. Osman Sejfijaj. Ky event i ka vazhduar punimet gjatë tërë ditës, ku për të pranishmit janë nda edhe certifikata.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …