Brickos

Me 06 dhe 07 Maj mbahet festivali ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, me datat 06 dhe 07 Maj 2017, në Deçan do të mbahet Edicioni i radhës i Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” kushtuar rapsodëve legjendarë Dervish Shaqa dhe Demush Neziri. Në Festival do të marrin pjesë grupet dhe shoqëritë folkloristike që nga Saranda, Vlora e Gjirokastra, nga Shkodra, Plava e Gucia, nga trojet shqiptare në Maqedoni e Luginën e Preshevës si dhe nga gjithë Kosova. Festivali fillon në qendër të Deçanit, me 06 Maj 2017, në orën 19:00 me defilenë festive. Nata e parë e festivalit,06 Maji, shënon dhe përvjetorin e 20, të rënies së Heroit të Kombit- Gjeneral Luan Haradinaj. Bëhuni edhe Ju pjese e këtyre ngjarjeve tradicionale në kujtim të luftës heroike të UÇK-së dhe të figurave kolosale të folklorit tonë !

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …