Fillon kubëzimi i  rrugëve në fshatin Vrajakë

Drejtoria për Shërbime Publike në komunën e Rahovecit në kuadër të projektit ,,Ndërtimi i rrugëve lokale në Komunën e Rahovecit’’- LOT I, ka filluar me rregullimin e rrugëve me kubëza në fshatin Vrajakë. Me këtë rast, të pranishëm në fillimin e punimeve ishin: kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi dhe Drejtori i DKA-së, Avni Morina. Banorët në këtë fshat kanë falënderuar drejtorin Krasniqi që përmes realizimit të këtyre projekteve kapitale në infrastrukturë dhe në projekte të tjera, po ua lehtëson lëvizjen e tyre. Po ashtu, drejtori Krasniqi njoftoi se do të vazhdohet me realizimin e këtij projekti edhe në lokalitete tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …