Filluan punimet e rrugës për kyçje të Ura e Llazicës

Sot, Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, asistuan në fillimin e punimeve të rrugës për kyçje të fshatrave, Llazicë, Vërmicë, e fshatra tjerë, të vendi i çujtur , të Ura e Llazicës.

Begaj tha se Komuna e Malishevës me gjithë kapacitetet njerëzore e materiale, është në shërbim të qytetarëve të saj, me projekte të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së banorëve, e në veçanti banorëve të këtyre fshatrave të cilët, kjo rrugë do t’u ndihmojë të kyçën në autostradën Pejë – Prishtinë, por shprehi edhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punëve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, përkatësisht Ministrit Pal Lekaj”, theksoi kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ndërsa Ministri Pal Lekaj tha se “MIT, dhe ai me kabinetin e tij, janë të përkushtuar për projekte të rëndësishme infrastrukturore për secilin fshat e qytet të Kosovës. Ai shtoi se rrugët duhet të shërbejnë pë banorët, që jeta e tyre në komunikacion të ketë siguri të plotë”, tha ministri Pal Lekaj.

Hyrje – dalja e Llozicës do të realizohet në kuadër të mirëmbjatjes së rrugëve, ka vlerë afër 100 mijë euro dhe do të përfundojë brenda 10 ditësh. Projekti do të realizohet me standardet më të larta të sigurisë rrugore, do të garantojë lëvizje të sigurtë në këtë segment rrugor dhe hyrje dalje për banorët e Llozicës dhe fshtrave tjera që lidhen me rrugën Nacionale N9.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …