Filluan punimet në ndërtimin e rrugëve në lagjen “Hadja e Re”

Filluan punimet në ndërtimin e rrugëve në lagjen “Hadja e Re”

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Kastriotit, Xhafer Gashi, mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e rrugëve të lagjes Hade e Re. Këto rrugë kanë gjatësi totale mbi 6 kilometra, kurse realizimi i projektit ka kosto rreth 2 milionë euro, i cili do të realizohet me bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës.  Ministri Lekaj deklaroi se edhe ky projekt bënë pjesë në programin e Qeverisë së Kosovës për mbështetje të infrastrukturës rrugore të komunave. Ky projekt do të ketë ndikim në jetën dhe zhvendosjen e qytetarëve të kësaj lagjeje.

Ministri Lekaj i dha premtimin e tij kryetarit Gashi, se ky projekt nuk do të jetë i fundit për Obliqin, por do të ketë edhe projekte të tjera në dy vitet e ardhshme, që Obiliqi të merr pamjen që e meriton dhe ashtu siç qytetarët e duan atë. Kurse duke folur për Ligjin e Obliqit, ministri Lekaj deklaroi se ka qenë insistim i kryeministrit Haradinaj që ai ligj të aprovohet në kuvend, në mënyrë që ky qytet dhe qytetarët e tij ta fitojnë statusin që e meritojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …