leoni

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim i dorëzon pajisje teknike shtesë Policisë së Kosovës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim i dorëzon pajisje teknike shtesë Policisë së Kosovës

Në një ceremoni rasti të mbajtur sot, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes Projektit për Siguri në Kosovë  i dorëzoi pajisje teknike shtesë Policisë së Kosovës (PK). Bazuar në një vlerësim të përbashkët me Policinë e Kosovës, gjashtë laptopë, dy tableta dhe pajisje mbështetëse iu dorëzuan Policisë së Kosovës përkatësisht në pronësi të Pikës Referuese për Armë të Zjarrit. Këto pajisje do të rrisin më tej kapacitetet e FFP-së, veçanërisht Njësisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zbatimin e Ligjit, sektor ky që lufton trafikimin e paligjshëm të armëve. Pika Referuese për Armë të Zjarrit është e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe tani po përdoret si praktikë më e mirë për juridiksionet fqinje në vendosjen e pikave të tyre referuese, duke e bërë Kosovën një eksportues të sigurisë. Përveç kësaj, sipas Planit të Veprimit të Evropës Juglindore, Pika Referuese e Armëve të Zjarrit është një domosdoshmëri në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve. Riza Shillova, Drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e UNDP-së, Znj. Marta K. Gazideda, Manaxhere e Portofolit për Qeverisje dhe Ndërtim të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit dhe Z. Alain Lapon, Menaxher i Projektit të KSSP-së deklaruan që ky partneritet do të mbështet mëtej zhvillimin e politikave dhe teknikave të gjurmimit, duke përforcuar nivelin e hetimit të krimeve me armë në Kosovë. Këto pajisje teknike i ka mundësuar kontributi financiar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për Mbështetjen e Bashkëpunimit për Sistemimin e Armëve (UNSCAR).

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …